HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 16 Dhjetor 2018
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Dinamo kampione e Shqiperise per here te 18-te, dhe duke humbur
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Prill 2010 19:43   pdfShtypEmail

dinamo_bakaj_lojtaretKampionet e rinj te Shqiperise, Dinamo ka vazhduar me dhurata, qe kane filluar qe me fillimin e fazes se trete. Kete rradhe “femijet” qe moren dhuraten e rradhes ishin djemte e Detit. Pavaresishte humbjes 1-2 skuadra e drejtuar nge Shkelqim Muca eshte shpallur dhe matematikisht kampione e vendit per sezonin 2009-2010. Ne nje stadium ku nuk numeroheshin me shume se 100-persona, kuptohet dhe sadifaksioni qe kishin lojtaret blu per kete titull te fituar. Nje loje shume medioker dhe shume e merzitshme per ata pak tifoze ne shkallet e stadiumit “Selman Stermasi”. Ne minute e 11-te, Kuli gjuan nga jashte zone dhe topi devijohet gabimishte nga Diopi i cili shenon kundrejt deshires. Avantazhi do te zgjase vetem gjashte minuta. Ne minute e 17-te, Mucollari i rrethuar nga kater lojtar Dinamovit brenda zones se bluve del fitues ndaj tyre dhe shenon golin e barazimit. Ne minute e 44-ter Bakaj ka te gjitha mundesite te shenoj golit e avantazhit, por ka falur Teuten e Shehut.

Pjesa e dyte ka qene dhe me e merzitshme se e para. Me nje rezultat te paravendosur para se loja te luhej lojtaret kane qene te pamotivuar. Ne minute e 67-te, Dosti i aktivizuar ne pjesen e dyte ka shenuar dhe golin e dyte dhe te fitores se Teutes. Me kete tre pikesh djemte e detit ngjiten ne kuoten e 38-pikeve. Arbitri kryesor i ndeshjes Hoxha ka larguar me karton te kuq Elis Bakajn kjo ishte gjeja me interesante e kesaj perballje teatrale.

Dinamo 1
Teuta 2

Shenues: Diop 11’/ Muçollari 17’, Dosti 71’

Dinamo: Kotorri, Puntiçani (Imami 46’), Mallota, Xhafa, Peqini, Diop (Berdufi 63’), Ferraj, Vila (Timpanaro 69’), Kuli, Bakaj, Sefa.
Trajner Sh. Muça

Teuta: Rizvani, Stafa, Jakupi, Dushku, Imeraj, Hodo, Hoxha, Muçollari (Dosti 46’), Delallisi (Çota 71’), Mile, Hysa (Xhemali 46’).
Trajner Y. Shehu

Gjyqtare: E. Hoxha, R. Çokaj (Lezhe), M. Qesari (Shkoder)
Vezhgues: P. Brahja (Tirane)
Kartone te verdhe: Mallota, Xhafa, Putinçani
Karton i kuq: Bakaj


Enea Shtrepi


busy
komente