HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Flamurtari-Tirana 2-1
nga AlbaniaSoccer   E premte, 27 Gusht 2010 21:27   pdfShtypEmail

Flamurtari_1Flamurtari: Shpetim Mocka, Julian Ahmataj (70’ Halim Begaj), Julian Brahja, Artan Sakaj, Franc Veliu, Bledar Devolli (52’ Elton Grami), Gerhard Progri, Odhise Roshi, Hajro Zeqiri, Nijas Lena, Daniel Xhafaj (84’ Ardit Shehaj)

Trajner: Gugash Magani

Tirana: Ilion Lika, Elvis Sina (68’ Enco Malindi), Andi Lila, Erjon Dushku, Tefik Osmani, Sabien Lilaj, Erando Karabeci, Rahman Hallaci, Sebino Plaku, Orjand Abazaj (88’ Ergys Sorra), Pero Pejic (80’ Shpetim Babaj)

Trajner: Sulejman Starova

Shenues: 20' Odhise ROSHI, 65’ Daniel XHAFAJ / 24' Sebino PLAKU

Karton i verdhe: 41' Bledar DEVOLLi / 39' Tefik OSMANI, 88' Andi LILA

Arbiter: Ervin Hoxha (Lezhe)

Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka arritur fitoren e dyte rradhazi ne Kategorine Superiore. Pasi mposhti kampionet ne fuqi te vendit Dinamon nje jave me pare, kete here fatin e saj e kane pasur  dhe kryeqytetasit e tjere te Tiranes.

Ndeshja ka filluar me nje ritem te larte nga te dy skuadrat. Bardheblute ndryshe nga ndeshja me Elbasanin kete here ishin me te organizuar dhe me te rrezikshem ne drejtim te portes kundershtare. Mesfushori vlonjat Hajro Zeqiri ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes. Cdo top drejt sulmit vlonjat kalonte nga kembet e tij. Ne minuten e 20-te, Odhise Roshi do te gjuaje nga 35-metra, duke mposhtur portierin Lika i cili nuk ka pasur cti beje topit, por vetem  e ka pare ate te perfundoje ne rrjete. Gezimi i vendasve nuk do te zgjase shume pasi Sebino Plaku i cili u kerkua me insistim nga vlonjatet madje dhe u stervit me ta per disa dite ka shenuar golin e barazimit ne minute e 24-ter. Ne minuten e 41-te, do te kete nje acarim te Devollit me sulmuesin Abazaj dhe ish mesfushori bardheblu do te ndeshkohet me karton te verdh nga arbitri i takimit.

Pjesa e dyte do te flase me shume per te Flamurtarin i cili e ka kerkuar me kembengulje golin e fitores. Tirana eshte munduar ti kunderpergjigjet me kundersulme madje ne disa raste e ka kapur te papergatitur mbrojtjen vlonjate, por nuk ka mundur ti ndeshkoje. Ne minuten e 65-te, nga kembet e Roshit do te vije dhe goli i dyte dhe i fitores per vendasit. Nje gjuajtje  e tij do te kthehet ne asis per Daniel Xhafajn i cili shenone dhe ngre peshe tifozerine e madhe te ndodhur ne stadiumin Flamurtari. Ky ishte goli i dyte me fanellen e Flamurtarit po ne kaq ndeshje per sulmuesin shtatlart. Ky rezultat do te mbese i pa ndryshuar deri ne fund te takimit. Me kete fitore Flamurtari renditet ne vendin e pare me 6-pike te plota.

Minutat me interesante:

Minuta e 90+2: Perfundon ndeshja Flamurtari-Tirana me rezultatin 2-1.

Minuta e 90: Arbitri kater Sadiku jep dy minuta shtese.

Minuta e 88: Starova largone Abazajn dhe aktivizone Sorren.

Minuta e 88: Kapiteni i bardhebluve Andi Lila ndeshkohet me akrton te verdhe.

Minuta e 84: Flamurtari bene dhe zevendesimin e trete. Largohet sulmuesi Xhafaj dhe aktivizohet i riu Ardit Shehaj.

Minuta e 80: Sulejman Starova largon sulmuesin Pero Pejic dhe ne vend te tij aktivizone kosovarin Babaj.

Minuta e 70: Ahmataj i le vendin Halim Begajt. Zevendesimi i dyte ky per trajnerin Magani.

Minuta e 68: Sina largohet nga loja duke ja lene vendin sulmuesit Malindi.

Minuta e 65: Daniel Xhafa shenone golin e dyte per Flamurtarin pas nje asis te marre nga Roshi.

Minuta e 52: Trajneri Gugash Magani largon nga loja Devollin dhe ne vend te tij aktivizone Elton Gramin. Me kete zevendesim kemi dhe nje ndryshim taktik, Ahmataj ka kaluar ne mesfushe dhe Grami ka zene vendin e tij ne mbrojtje.

Minuta e 41: Bledar Devolli ndeshkohet me karton te verdhe pas nje nderhyrje te parregullt ndaj sulmuesit Abazaj.

Minuta e 39: Tefik Osmani ndeshkohet me karton te verdhe.

Minuta e 24: Barazon Tirana me ane te Sebino Plaku.

Minuta e 20: Eurogol i Odhise Roshit, gjuajtje nga 35 metra.

Kel Naraci


busy
komente