HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Teuta 2-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 30 Gusht 2010 00:30   pdfShtypEmail

mlladen_brki_skenderbeu_teuta_2_0Skuadra korcare e drejtuar nga trajneri Shkelqim Muça ka arritur fitoren e dyte rradhazi ne kampionat duke e kryesuar ate me pike te plota sebashku me Flamurtarin.

Ndeshja eshte zhvilluar ne nje fushe te mire dhe ne nje klime te fresket. Kjo ka lejuar lojtaret e te dy skuadrave qe te zhvillojne nje ndeshje te bukur. Futbollistet kane vrapuar shume duke krijuar mjaft raste shenimi. Tifozet e shumte te pranishem ne kete ndeshje qe i kalonin 4-mije tifoze kane ngelur te kenaqur nga ritmi lojes.

Korcaret kane qene me kerkues per te gjetur golin dhe ja kane arritur vetem ne minuten e 23-te, me ane te argjentinasit Rafael Sosa. Ai i ndihmuar dhe nga pasiguria e portierit Rizvani ka shenuar golin e avantazhit duke ngritur peshe tifozerine e shumte korcare te ardhur ne qytetin e Pogradecit. Bardhekuqte nuk i ndalen sulmet e tyre madje i shtuan per te kerkuar golin e dyte dhe te sigurise. Miqte nga durresi jane munduar te kunderpergjigjen me kundersulme, por pa mundur dot ta vene ne prove serioze gardianin e Skenderbeut, Orges Shehi. Pjesa e pare perfundon me fitoren minimale te korcareve 1-0.

Pjesa e dyte fillone me zevendesim per Teuten. Trajneri Edi Martini largon Flamur Tairin dhe aktivizon Orijon Xhemalaj. Ne minuten e 50-te, i sapofuturi Xhemalaj gjuan forte brenda zones, por jashte. Futbollistet korcar shtojne sulmet e tyre drejt portes durrsake dhe duhet te vinte minuta e 70-te, ku nje tope i goditur nga sulmuesi Brkiç do te prekej me dore nga mbrojtesi Hoxha dhe arbitri Meta do te akordonte njembedhjetemetersh dhe karton te kuq per lojtarin e Teutes. Kapiteni Shkembi merr persiper ekzekutimin e penalltise dhe shenone duke ngritur shifrat ne 2-0. Ne minuten e 74-ter, djemte e detit kishin gjithe mundesite per te shkurtuar rezultatin. Endri Vrapi ndeshkohet me karton te verdhe pasi ka shkaktuar nje faull ndaj Kalotit i cili ka fituar dhe penallti. Kaloti merr persiper goditjen nga pika e bardhe, por topi i gjuajtur prej tij pritet nga Shehi. Deri ne perfundim te ndeshjes rezultati do te mbetej i pandryshuar.

Skenderbeu: Shehi, Markovic, Vrapi, Dragusha, Fagu (76’ Ristovski), Sefa, Biskup (82’ Vishaj), Sosa, Bratic, Brkic, Shkembi (85’ Jolic)

Trajner: Shkelqim Muça

Teuta: Rizvani, Sheta, Nina, Rustem Hoxha, Altin Hoxha, Doci, Tairi (46’ Xhemalaj), Hoti, Kaloti, Cota (72’ Tafili), Frasheri (62’ Pepa)

Trajner: Edi Martini

Shenues: Rafael Sosa 23’, Bledi Shkembi 71’

Kartona te verdhe: Endri Vrapi 74’/Xhevit Kaloti 20’, Flamur Tairi 40’, Erjon Hoti 48’, Erlis Frasheri 61’

Karton i kuq: Altin Hoxha 70’

Arbiter: Kridens Meta

Tifoze: 4000

Minutat me pikante te ndeshjes:

Minuta e 90+3: Perfundon ndeshja me fitoren e paster te Skenderbeut 2-0.
Minuta e 90: Arbitri kater akordon tre minuta shtese.
Minuta e 85: Largohet kapiteni Shkembi dhe futet ne loje blerja me e re e korcareve Jolic.
Minuta e 82: Trajneri Muca bene dhe zevendesimin e dyte. Largohet Biskup dhe aktivizohet Vishaj.
Minuta e 76: Largohet Erbim Fagu dhe aktivizohet Ristovski.
Minuta e 75: Kaloti gjuan nga pika e bardhe, por Shehi prete duke ruajtur porten e tij te paprekur.
Minuta e 74: Endri Vrapi ndeshkohet me karton te verdhe pasi ka shkaktuar nje faull ndaj Kalotit i cili ka fituar dhe penallti.
Minuta e 72: Largohet Cota dhe aktivizohet Tafili.
Minuta e 71: Shkembi ekzekuton dhe shenone golin e dyte per Skenderbeun.
Minuta e 70: Arbitri Meta ndalon lojen dhe akordon njembedhjetemetersh dhe largon me karton te kuqe Altin Hoxhen.
Minuta e 70: Brkic gjuan dhe topi i tij ndalet me dore nga Altin Hoxha.
Minuta e 68: Bratic ndeshkohet me karton te verdhe pas nje faulli ndaj kapitenit te Teutes Doci.
Minuta e 63: Soza kroson per Brkic i cili gjuan ne rreshkitje, por pa mundur dot te shenoje.
Minuta e 62: Largohet Frasheri dhe ne vend te tij aktivizohet Pepa.
Minuta e 61: Erlis Frasheri ndeshkohet me karton te verdhe pas nje faulli te shkaktuar ndaj Markovicit.
Minuta e 59: Kapiteni korcar Shkembi i vetem me portierin Rizvani nuk ka mundur dot te shenoje.
Minuta e 56: Nje krosim i Docit nga krahu i majte prek shtyllen e siperme te Shehit dhe perfundone jashte.
Minuta e 55: Jetmir Sefa gjuan nga jashte zones, por topi perfundone jashte.
Minuta e 50: Lojtari i sapo futur Orijon Xhemalaj gjuan forte brenda zones, por jashte.
Minuta e 48: Erjon Hoti ndeshkohet me karton te verdhe pas nje nderhyrje te gabuar ndaj Sozes.
Minuta e 46: Trajneri Martini bene zevendeismin e pare. Largone Flamur Tairin dhe aktivizone Orijon Xhemalaj.
Minuta e 46: Fillone pjesa e dyte.
Minuta e 45+4: Perfundon pjesa e pare me fitoren minimale te korcareve me rezultatin 1-0.
Minuta e 45+3: Mbrotesi i Teutes shkakton faull ndaj Biskup ne hyrje te zones. Ekzekuton Sefa, por pret ne dy kohe Rizvani.
Minuta e 45: Biskup gjuan, por jashte.
Minuta e 45: Arbitri kater jep kater minuta shtese.
Minuta e 40: Flamur Tairi behet i ndeshkuari i dyte per Teuten me karton te verdh pasi shkakton nje faull ndaj sulmuesit Brkic.
Minuta e 35: Mbrojtesi Endri Vrapi demtohet dhe merr ndihmen mjekesore.
Minuta e 29: Kaloti ka pasur nje mundesi te mire per te shenuar, por ka gjuajtur jashte.
Minuta e 23: Rafael Sosa ka shenuar golin e avantazhit, duke perfituar nga nje pasiguri e portierit Rizvani.
Minuta e 20: Kaloti ndeshkohet me karton te verdhe per mos respektim te distances ne mure.

Kristo Zhidro


busy
komente