HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ilir Spahiu / "Jo" strategji mbrojtese ndaj Tiranes
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Shtator 2010 14:27   pdfShtypEmail
byliisTrajaneri i Bylisit Ilir Spahiu ne linje telefonike per Albaniasoccer.com, ka sqaruar se ndaj skuadres se Tiranes ka menduar te hedhi ne fushe nje formacion jo per tu mbrojtur por per te zhvilluar nje loje kompetitive duke kerkuar qe te rrezikoje porten e Tiranes. Ndryshe nga c'jemi mesuar ditet e meparshme dhe oret e fundit gjithcka ka ndryshuar dhe kjo si pasoje e problemeve tek  ekipi i Tiranes ku mungojne 10 futbolliste si  pasoje e mosplotesimit te dokumentacionit. Duke patur parasysh kete Spahiu theksoi: "Mendoj se nuk do te hedh ne fushe nje formacion mbrojtes 5-4-1 por 4-3-3. Bylisi do  te  kete keta futbolliste ne fushe: portier: S.Frasheri; mbrojtes: P.Arbri, Bega, Stojku, Shoshi; mesfushe: Kule, Bezbovs, Gega; sulm: Modju Guy, Dimo, Hamzai", theksoi Spahiu ne prononcimin e tij.
Ne baze te asaj qe shprehu trajneri i Bylis duket sikur skuadra Ballshiote do te kerkoje te marre te pakten 1 pike ne Tirane.

Alban Kondo

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit