HOT NEWS
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kastrioti-Tirana 0-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 20 Shtator 2010 21:52   pdfShtypEmail

tirona-kastriotiEshte mbyllur ne barazim sfida e fundit per javen e katert te kategorise superiore, qe ka vene per balle njera tjetres Kastriotin dhe Tiranen.  Pergjate 90-minutave ne Kruje eshte zhvilluar nje ndeshje mjaft e bukur qe ka prodhuar raste dhe emocion, por ka munguar goli. Te dyja skuadrat edhe pse nuk jane kenaqur jane detyruar te ndajne mes tyre nga nje pike.  Kastrioti e ka nisur me mire takimin dhe ne pjesen e pare ka kerkuar me ngulm te gjeje rrugen drejt golit, por per tja bere te pamundur kete ka menduar Ilion Lila. Ish portieri i krutaneve ka bere nje paraqitje vertet pozitive ne pasditen e te henes duke treguar se eshte nje nga me te miret ne rolin e tij. Ne minuten e 35’ Sina shkakton nje faull dhe per nje goditje me berryl, le skuadren e tij me 10 lojtare. Krutanet marrin zemer, ndersa Starova ben nje zevendesim te detyruar. Jashte Zizovic per Hallacin. Ne fraksionin e dyte bardheblute tentojne te gjejne rrugen drejt golit dhe i shkojne shume afer me Plakun dhe Abazaj, por nuk tregohen te sakte ne finalizim. Ne minuten e 77’ Zoro merr kartonin e dyte te verdhe dhe barazon forcat ne fushen e lojes per te dyja skuadrat. Te dyja skuadrat ne minutat e mbetura provojne me cdo kusht te shenojne, por nuk eshte e thene qe topi te perfundoje ne rrjete e gjyqtari pas pese minutash shtese, i jep fund ketij takimi.


Kastrioti 0
Tirana 0


E hene, 20 shtator 2010, ora 16:00, ne stadiumin “Kastrioti”, te Krujes

Kastrioti: Haliolaj, Caca, Leci, Zoro, Xhafa, Djarmati (63’ Bakoviç), Rakipoviç, Alvizh, Muçollari (55’ Jushi), Alikaj (83’ Hoxha), Babiç

Trajner: Ramadan Ndreu

Tirana: Lika, Sina, Dushku, Siladailis, Gvazdeviç, Babaj, Karabeci, Lila, Zizoviç (41’ Hallaçi), Pejiç (55’Abazaj), Plaku

Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtare: R.Sadiku (Elbasan), E.Miho (Durres), P.Puto (Gjirokaster)

Vezgheus: I. Kristo (Tirane)

Kartona te verdhe: Zoro (2) Rakipoviç, Djarmati, Karabeci

Karton i kuq: Zoro 77’, Sina 35’

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit