HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 26 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Shkumbini - Tirana 1-3
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 06 Nentor 2010 19:14   pdfShtypEmail
tirana_feston_gol_thumbNjë fitore bindëse dhe me shumë vlera e Tiranës, e cila tregoi se është një ekip elitar dhe që lufton për objetkiva të mëdha. Nuk është pak një fitore në Peqin, aq më shumë duke mundur një nga ekipet më në formë për momentit dhe që ka arritur 3 fitore radhazi në ndeshjet e fundit. Tirana tregoi se është një peshë e rëndë në Superligë duke i treguar të gjithëve se duhet ta llogarisin dhe atë. Ndërkohë që Shkumbini bëri paraqitjen më të dobët në këto ndeshjet e fundit, duke zhygënjyer qindra e mijëra fansa në shkallët e stadiumit.
Pjesa e parë nisi shpejt dhe me një vrull të madh nga ana e ekipit peqinas. Sulmet e para i realizuan vendasit, ndëkrohë që Tirana nuk kishte dalë ende në lojën e saj. Goli i parë erdhi  shpejt ku mbrojtësi Grizha në minutën e 16-të, pasi mori një pasim nga Kuli brenda zones goditi saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Ky gol  shton entuziazmin në rradhët e Shkumbinit. Ekipi bardheblu tronditet pak psikologjikisht megjithatë nuk dorëzohet aspak. Reagimi i Tiranës ishte i dobët dhe sulmi nuk  ishte i rrezikshëm. Shkumbini vazhdoi që të ushtronte preison dhe të administronte lojën në pjesën e parë. Për Tiranën rrezikoi Abazaj në një goditje me kokë në minutën e 25-të, por nga ana tjetër Shkumbini kërkonte golin e dytë. Deri në fund të pjesës së parë loja ishte e fortë dhe e ekuilibruar. Ndërkohë që në pjesën e dytë gjtihccka mori një kthesë krejt tjetër. Tirana dukej sikur kishte ardhur nga dhomat e zhveshjes me një tjetër energji dhe freski në lojën e saj. Ndryshimet taktike të trajnerit Dede bënë efektin e duhur. Në minutën e 58-të erdhi goli i barazimit nga i përhershmi Pero Pejic. Brënda zonës ai  goditi saktë duke u treguar më i shkathët se mrbojtësit peqinas dhe duke barazuar rezultatin. Ky gol e beri me krahë Tiranën e cila morri nën kotnroll frenat e lojës. Peqinasit megjithë dëshirën e tyre nuk po finalizonin sic duhet aksionet e tyre. Goli i dytë i Tiranë nuk vonoi dhe në minutën e 70-të iahte Zizovic i cili kalon në avantazh ekipin e tij. Mbasi u fut bukur brënda zonës lojtari bardheblu goditi bukur tokazi dhe e dërgon topin aty ku Kotorri nuk mund të bente asgjë. Goli i dytë nxit reagimin e ekipit peqinas që hidhet në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Tirana në avantazh vendos të tregohet me racionale dhe khehet në mrbojtje. Por golat në këtë ndeshje nuk kishin përfunduar ende. Trajneri Dede hedh në fushë të riun Tushe I cili tregon talentin e tij të vecantë. Në minutën e 80-të mbasi merr një top në gjysëmfushën e Shkumbinit, ai arrin që të shmangë plot 4 lojtarë peqinas, futet brënda zonës dhe arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Një gol alla-Mesi, ndërkohë që Tirana ndjehet e sigurtë me këtë rezultat. Në minutat e mbetura sulmet e Shkumbinit në kërkim të golit duken të dëshpëruara. Edhe pse përpjekjet vazhduan Shkumbini nuk e ndryshoi dot rezultatin. Tirana arrin me zgjuarsi të marrë tri pikë shumë të vlefshme, ndërsa Shkumbini rikthehet në identitet.

Kliko ketu per skeden e ndeshjes

Andi Kodra

busy
komente