HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Dinamo 3-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Nentor 2010 23:43   pdfShtypEmail

Skenderbeu-dinamo1Skenderbeu eshte rikthyer te fitorja dhe kete e ka bere ne nje mbremje te madhe qe ka bere te gjithe qytetin e Korces te festoje. Dinamo eshte dorezuar perpara skuadres korcare qe ka shenuar brenda 20 minutave tre here ne porten e Hoxhes.

Loja ka nisur qetesisht dhe ne pjesen e pare Dinamo ka treguar se do te kerkonte te mos dilte pa pike nga kjo ndeshje. Kampionet kane qarkulluar topin por rastet e rrezikshme kane munguar. Ate qe nuk e kane bere kryeqytetasit e ka realizuar Blendi Shkembi. Kapiteni korcar me nje gjuajtje te forte nga jashte zones dergon topin ne traverse. Vetem fati e ndalon Skenderbeun dhe Shkembin te mos shenojne.

Ne pjesen e dyte do te percaktohej edhe fati i kesaj ndeshje. Dinamo zhbllokon shume shpejt rezultatin me nje kundersulm qe finalizohet nga Muzaka. Eshte minuta e 49’ kur mesfushori arrin te shkeputet ne zone dhe te gjuaj sakte duke kaluar portierin Shehi. Ne stadiumin e mbushur te Korces, pllakos heshtja. Per te risjelle serish humorin mendon Jolic. Kroati i ka shpetuar gjyqtarit anesor dhe ne pozicion jashte loje arrin te futet ne zone e te barazoje rezultatin. Dhjete mije te pranishem festojne golin e tij. Nuk mbaron me kaq dhe Biskup ne minuten e 69’ dergon topin ne rrjete duke perfituar nga nje rremuje ne zone. Fitorja duket akoma me afer kur 10 minuta me pas Brkic realizon edhe golin e trete me nje goditje te forte me koke duke shfrytezuar dhe daljen e gabuar te portierit Hoxha. Dinamo shperfytyrohet dhe duket sikur na ka deshire te luaj. Vetem nje minute para fundit Elis Bakaj shenon golin e dyte per Dinamon dhe fikson rezultatin perfundimtar ne 3-2.  Ne Korce edhe pasi gjyqtari vershellen per fundin e takimit, festa ne stadium vazhdon gjate.

Enea Shtrepi

Skenderbeu 3

Dinamo 2

Shenues: Jolic 57', Brkic 79', Biskup 69' / Muzaka 49', Bakaj 89’

Skenderbeu: Shehi, Bicaj, Markovic, Vrapi, Fagu, Bratic, Biskup, Shkembi (Vishaj 75'), Sosa, Brkic, Jolic. Trajner: Sh.Muça

Dinamo: Hoxha, Putincanin, Pisha (k), Malakarne (Malota 60'), Ambouret, Orelesi (Sekseri 58'), Allmuça, Vila, Muzaka (72'), Bakaj, Martinena (Sefa 68'). Trajner: L.Blanko

Gjyqtare: A.Janku (Tirane), P.Puto, I.Tartari (Fier);

Kartone te verdhe: Bicaj  / Putincanin, Orelesi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit