HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Flamurtari-Shkumbini 4-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 30 Janar 2011 19:02   pdfShtypEmail
Flamurtari_1Eshte luajtur sot ne Vlore, ne "Stadiumin Flamurtari" ndeshja Flamurtari - Shkumbini e perfunduar me rezultatin 4-2 per kuq e zinjet e Maganit. Ka qene nje ndeshje mjaft e forte ku ka mbizoteruar lufta e forte sportive dhe me shume raste nga te dyja krahet. Nga njera ane nje Flamurtar i papermbajtshem ne sulm por me shume gabime ne finalizim, por nga ana tjeter edhe nje Shkumbine qe ka humbur gjithashtu shume raste por per merite te portierit Mocka qe ishte ne nje forme shume te mire.
Pjesa e pare ka filluar me se miri per Flamurtarin qe gjeti shume shpejt golin me te riun e talentuar Odise Roshi qe ne minuten e 4-rt. Direkt kerkon reagimin Shkumbini por gabon ne dy raste mjaft te mira ku portieri Mocka tregoi meritat e tij. Loja vazhdon e qete deri ne minuten e 27-te ku pas nje goditje kendi mbrojtja e Shkumbinit gabon duke i dhene topin Odise Roshit qe i vetem me porten e boshatisur e ka mjaft te lehte per te shenuar. Me kete rezultat perfundoi pjesa e pare.
Ne pjesen e dyte kemi nje fillim loje te mire nga Shkumbini te cilet nuk kishin se cfare te humbisnin dhe hidhen te gjithe ne sulm por duke harruar mbrojtjen. Pas disa rasteve te humbura erdhi edhe goli i trete i Flamurtarit me blerjen e re Sebino Plaku i cili ka shenuar ne minuten e 53-te pas nje krosimi ne zonen e Flamurtarit dhe disa devijimeve brenda ne zone. Reagon Shkumbini ne minuten e 61-te me nje super gol te Fejzo Shenaj. Ndersa Flamurtari pikerisht 1 minute me vone shenoi perseri me Danjel Xhafaj i cili eshte perseri ne krye te golashenuesve me 12 gola se bashku me Pejic. Goli i dyte per Shkumbinin erdhi ne minuten e 81-te me shenues Altin Grbovic pas nje pergjumjeje te mbrojtjes vlonjate. Nje fitore bindese e skuadres kryesuese dhe e trajnerit Magani ndaj ish djemve te tij

Pas kesaj ndeshje Flamurtari vazhdon te kryesoje i vetem me 40 pike, 6 pike larg Skenderbeut dhe Vllaznise dhe do te shkoi ne Lac javes tjeter, ndersa Shkumbini ndodhet ne vendin e 9-te me 21 pike dhe javes tjeter do te shkoi ne Shkoder per nje perballje tjeter teper te veshtire kunder Vllaznise.

Aldo Cobo



busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit