HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Flamurtari - Vllaznia 2-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Shkurt 2011 15:19   pdfShtypEmail
Flamurtari_1Flamurtari dhe Vllaznia e filluan takimin e tyre me rritem te shpejte, ku aksionet  e te dyja skuadrave ishin te perqendruar me shume me krosime nga krahet drejt zones se rreptesise. Per Vllaznine, Abraham u mundua qe gjithnje te ishte perpara duke ndihmuar me inkursionet e tij nga krahet per ti dhene mundesi Sinanit dhe Vajushit qe te rrezikojne, ndonese qe te dy lojtaret dukeshin sikur luanin pak me te terhequr drejt mesfushes ne krahasim me rolin e tyre te zakonte. Flamurtari duke patur edhe perkrahjen e tifozerise vendase ishte me e rrezikshme ne aksionet e veta te filluara me Ahmatajn ne krah te majte e Sakajn ne krahe te djathte nga mbrapa e per te vazhduar me Roshin e Zeqirin te cilet me pasimet e tyre drejt Xhafes dhe Plakut ne sulm ishin nje problem per mbrojtjen shkodrane. Ne nje prej ketyre inkursioneve, ishte Ahmataj qe kroson ne zone dhe Sebino Plaku goditi bukur brenda zones duke kaluar Flamurtarin ne avantazh ne minuten e 36-te. Me kete rezultat mbyllet pjesa e pare

Edhe ne pjesen e dyte skuadrat u munduan qe te sihin me te rrezikshme sidomos Vllaznia qe donte te ekuilibronte rezultatin, por Flamurtari ishte i pakalueshem duke treguar edhe nje here se eshte nje skuader e denje per te fituar titullin dhe qe po kryeson me merite kampionatin. Nderkohe pa kaluar akoma gjysma e pjeses se dyte eshte mbrojtesi Julian Ahmataj qe dyfishon rezultatin per vendasit te cilet fitojne me merite 2-0 duke vazhduar te kryesojne te sigurte kampionatin.

Kel Naraci

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit