HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FSHF/ Komiteti Ekzekutiv emerime dhe vendime te reja
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Gusht 2011 16:05   pdfShtypEmail

komiteti_ekzekutiv_mbledhjeKomiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ne mbledhjen e tij te radhes ka marre nje sere vendimesh te rendesishme dhe ka bere disa emerime te reja ne sisitemin e arbitrimit gjithnje sipas rregullores  se re e cila do te aplikohet ne edicionin e ri 2011-2012.

1. Jane emreuar dy zevendesit e Kryetarit te Komitetit te Arbitrimit zotit Tahir Kastrati, ata  jane Arsen Hoxha dhe Petrit Brahja.

2. U emeruan anetaret e Komisioneve te Arbitrimit. Ne Komisionin e Caktimit te Arbitrave jane Tahir Kastrati, Sokol Jareci dhe Prek Pjetrushi.

Ne Komisionin e Vleresimit e Merites jane Arsen Hoxha Bujar Pregja dhe Arjan Hoxha. Ne Komisionin e Vezhgimit do te marrin pjese Petrit Brahja, Uvil Zajmi dhe Arjan Mali.

Ne kete mbledhje eshte miratuar edhe Lista e Arbitrave, Vezhguesve e Delegateve te ndeshjeve per edicionin 2011-2012.

Jane shqyrtuar nga Komiteti Ekzekutiv te gjitha kandidaturat per Organet Juridike te Federates Shqiptare te Futbollit por vendimet per ta do te merren me vone nga ky forum i larte i FSHF-se.

Ndersa per kerkesen e Ministrise se Mbrojtjes per rikthimin e Futboll Klub Partizanit prane saj Komitei Ekzekutiv i Federates kerkoi nje mendim juridik te specializuar per te marre nje vendim te drejte ne te ardhmen.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit