HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Bylis-Shkumbini 5-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 10 Shtator 2011 20:22   pdfShtypEmail

Bylis_golNdeshja e luajtur sot ne Ballsh, ne stadiumin "Adush Muca" eshte kthyer ne nje goleade. Bylis-Shkumbini ka mbaruar me rezultatin 5-2 dhe ka qene nje ndeshje mbi nivelin mesatar. Vendasit moren tre pike shume te rendesishme ne shtepi dhe tani presidenca pretendon zonen europiane.

Ne pjesen e pare jane shenuar dy gola te shpejte nga pika e bardhe e penalltise. Amarildo Dimo ne minuten e 10-te ka shenuar golin e pare te ndeshjes dhe te parin e kampionatit qe ka nisur sot. Kater minuta me pas Roland Dervishi ka barazuar perkohesisht rezultatin pas nje tjeter penalltie. Pjesa e pare ka qene e barazpeshuar ne volum loje por jo ne raste. Mundesite me te mira i kishin vendasit por ne fund nuk kane mundur te finalizojne si duhet.

Me te filluar pjesa e dyte kane nisur edhe golat e shumte te realizuar ne "Adush Muca". Abazaj ne minuten e 47-te, Washington ne minuten e 66-te dhe Koreshi ne minuten e 68-te. Shkumbini nuk ka pasur force te reagoje dhe i eshte dorezuar vendasve.

Endrien Magani ka shenuar golin e dyte per Shkumbinin ne minuten e 79-te por ndeshja nuk eshte rihapur pas ketij ndryshimi ne rezultat. Ballshiotet se kane pasur te veshtire te administrojne lojen dhe te shenojne nje gol te peste ne minuten e 89-te me ane te Amarildo Dimos.

Bylisi ka marre tre piket e para ndersa Shkumbinit i duhet te presi ndeshjet ne shtepi per te provuar shijen e fitores.

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit