HOT NEWS
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kamza-Vllaznia 1-0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Shtator 2011 22:52   pdfShtypEmail

kamzNe nje ambient festiv, me kenge dhe shume entuziazem Kamza ka luajtur ndeshjen e pare ne Superiore ne pranine e tifozerise se saj. Gjithcka ka shkuar me se miri per kamzalinjte qe kane mundur te fitojne kunder Vllaznise ne nje takim mjaft delikat.

Ne pjesen e pare shkodranet kane treguar supremacine e tyre ne fushe dhe si nje skuader e tradites e kane nisur pa emocione. Sukaj ka pasur disa mundesi te mira per shenim ndersa Petrovic ka shkuar edhe me prane golit por traversa e ka ndaluar ate te mos shenoj. Kamza i eshte pergjigjur miqve me Pemen dhe Ziambon por Vujadinovic ka pritur pa veshtiresi.

Ne pjesen e dyte Kamza gjen golin pas dy minutash kur Pema perfiton nga nje gabim i portierit te Vllaznise dhe con topin ne rrjete. Vendasit festojne shume. Vllaznia gjen force te reagoje dhe shtyn kundershtarin ne zonen e tij. Vajushit i mohohet nje penallti shume e qarte kur portieri Kamzes e rrezon ne zone. Kuqeblute protestojne por gjyqtari nuk ndryshon mendje.

Vllaznia mundohet por nuk ja arrin te barazoje rezultatin ndersa Kamza mbron me heroizem tre pikeshin e pare ne kampionat.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit