HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari-Kastrioti 3-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 25 Shtator 2011 16:16   pdfShtypEmail

Flamurtari_1Ekipi i Flamurtarit i drejtuar nga Edmond Lutaj ka arritur nje fitore te lehte ndaj ekipit te Kastriotit. Vendasit e kane filluar ne sulme ndeshjen duke bere presion ne porten e mbrojtur nga portieri Alban Hoxha. Duhet te vinte minuta e 33-te, dhe mbrojtesi Blazo Rajovic gjuan me koke topin e ardhur nga goditja e kendit duke e derguar ne trekendeshin e djathte te portierit mik duke shenuar golin e avantazhit. Vetem tre minuta me vone do te jete serish mbrojtesi Rajovic sa per pak nuk shenon golin e dyte, por kete here ndalet nga traversa.  Ne minuten e 40-te, Polizoi Arberi detyrohet te lere fushen e lojes i demtuar dhe zevendesohet nga Shtubina. Ne minuten e 42-te, Franc Veliu ekzekuton bukur nje goditje denimi dhe realizon golin e dyte per Flamurtarin. Tek ekipi vlonjat vazhdojne te shenojne mbrojtesit pasi sulmuesit ende ndodhin ne agjerim goli. Pjesa e pare mbyllet me fitoren e vendasve 2-0.

Pjesa e dyte fillon me dy zevendesime per miqte. Trajneri Ramazan Ndreu largon nga loja Mucollarin dhe Dragoin dhe ne vend te tyre aktivizon Xhihanin dhe Sefen. Ne minuten e 63-te, trajneri lutaj aktivizon blerjen me te fundit te kuqezinjve Berkic. Vetem nje minute me vone serbi kishte te gjitha mundesit per te shenuar golin e trete. Ne minuten e 75-te, Vilfor Hysa do te shenonte goline trete dhe te parin personal me fanellen e Flamurtarit. Ne minuten e 81-te, Jetmir Sefa ekzekuton bukur nje goditje denimi, duke prekur traversen e Mockes. Ne minuten e 93-te, ish sulmuesi i Flamurtarit sezonin e kaluar, Sebino Plaku shenon golin e pare per krutanet i cili sherben thjesht sa per statistik pasi rezultati nuk ndryshoi me deri ne fund te ndeshjes. Pas kesaj fitoreje Flamurtari ngjitet ne kuoten e 6-pikeve kurse Katrioti mbetet ne kuoten e 3-pikeve.

Kliko - Skeda dhe komenti i ndeshjes

Klevis Bejkolli


busy
komente