HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kamza-Apolonia 0-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 01 Tetor 2011 19:29   pdfShtypEmail

kamzKamza humbet në fushën e saj pas 4-vitesh. Apollonia ka marrë një trepikësh mjaft të vlefshëm në Kamëz, kundër vëndasve. Sot pasdite, është luajtur në stadiumin “Dajti” te Kamzës, ndeshja e javës së katert e Kampionatit të 73-të, Kombëtar të futbollit për Kategorinë Superiore, ndërmjet skuadrës vëndase Kamza dhe miqve nga Fieri, Apollonia e cila u fitua nga miqtë 1-0.

Topin e parë nga qëndra e kanë shkelmuar vëndasit, të cilët pak e nga e pak e kanë zotëruar plotësisht mesin e fushës dhe organizohen duke fituar një korne që në minutën e dytë. Kroson Manuka e Pema ka goditur me kokë dhe topi përfundon jashtë. Më pas do të jete Ziambo që shpërdoron një rast brenda zonës.

Sulmet e kamzalinjve vijnë në rritje, por vija sulmuese është e pakujdeshme dhe nuk shfrytëzon rastet e krijuara tek porta mike. Po kështu dhe miqtë nuk kane mbetur prapa. Ata kanë krijuar disa aksione, por edhe këta pa rezultat konkret. Me rezultatin 0-0 është mbyllur pjesa e parë.

Pjesa e dytë, do të jetë më e qartë për miqtë, të cilët, kanë vënë në vështirësi mbrojtjen e Kamzës. Në një aksion të tyre të organizuar nga Ofoye e Gërxho, kanë depërtuar në gjysëm fushën vëndase dhe kanë dhënë një asis për lojtarin Rama, që futet brenda zonës, çahet mbrojtja vëndase dhe ky del i vetëm me portierin Bytyçi, ja ka ngritur topin mbi trup dhe ka shënuar një gol të bukur dhe 0-1 për miqtë.

Më pas çdo gjë ka folur për Kamzën. Pas hedhjes në fushë te dy mesfushorëve nga trajneri Gjoka, loja e kamzalinjve ka qënë disi më këmbëngulëse në kërkim të barazimit, por sulmuesit vëndas janë nxituar dhe nuk kane mundur të shfrytëzojnë disa krosime te Micit e Capës.

Në minutat e fundit 2-3 raste të dyshimta për penallti në favor të Kamzës, por për gjyqatrin  nuk kanë qënë të tilla. Në minutën e 89-te Pema ka shënuar me kokë golin e barazimit, por që është anulluar nga gjyqtari për pozicion jashtë loje.

Janë akorduar 5-minuta shtese, e sulmet e kamzlinjve nuk kanë rreshtur deri në fund. Në të 94-tren, do të regjistrohet edhe një traversë nga ana e fierakëve, ku Pasha duke shfrytëzuar daljen e portierit ka gjuajtur nga 18-metra dhe traversa nuk ka lejuar të ndryshohet më rezultati.

Kështu me fitoren e miqve, 1-0 ka përfunduar ky takim i luajtur në Kamëz.

Thane pas ndeshjes:


Dhimitër Papuçiu
(Trajner Apolonia)

“Ekipi ynë luajti mirë, i kreu mirë detyrat, sidomos mbrojtja që nuk lejoi të shënohej nga ekipi kundërshtar. Po kështu lidhja ndërmjet reparteve funksionoi në lartësinë e duhur. Falenderoj të gjithë ekipin që na dhuroi një fitore në trasfertë".


Ernest Gjoka (Trajner Kamza)

“Ekipi ynë luajti mirë, por vija sulmuese ishte e paqartë. Krijuam shumë raste për shënim, madje në një prej tyre, na ndëshkoi dhe arbitri, që nuk na dha të paktën një penallti. Shumë dobët sot ka qënë reparti i mbrojtjes. Kjo humbje në shtëpi, na ka krijuar një rënie psikologjike. Megjithatë themi se edhe lodhja e lojtarëve ishte një anë negative e jona, për shkak të tre ndeshjeve brenda javës".

Kliko per skeden e ndeshjes

Pergatiti : FC Kamza

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit