HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Vllaznia – Pogradeci 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 29 Tetor 2011 21:47   pdfShtypEmail

Vllaznia_festVllaznia eshte rikthyer te fitorja me ne fund duke mundur jo pa veshtiresi Pogradecin me rezultatin 1-0. Nje gol i bomberit Xhevair Sukaj ka kthyer fitoren ne “Loro Borici” pas nje muaji mungese. Vllaznia nuk fitonte qe prej 25 shtatorit kur mundi Teuten me rezultatin 3-1.

Shkodranet e drejtuar nga zevendes trajneri Elvis Plori ndryshe nga ndeshjet e kaluara sot ne fushe kishin me teper grinte por fantazia mungonte serish.

Ne pjesen e pare ka qene disa tentativa te Xhevair Sukaj nga distanca qe bashke me Vajushin dukej shume i shkeputur nga pjesa tjeter e skuadres. Pogradeci ka provuar disa kundersulme qe shume pak e kane shqetesuar portierin Vujadinovic.

Shume pak tifoz te pranishem kane qene ne “Loro Borici” e megjithate atmosfera nuk ka munguar nga ultrasit kuqeblu.

Ne pjesen e dyte per ti shperblyer ata ka menduar Sukaj qe me nje kthese spektakolare ka shenuar golin e vetem te takimit ne minuten e 56-te.

Me pesimin e golit Pogradeci del ne sulm por e ka pasur te veshtire te krijore raste shenimi. Pak para fundit Okelian Baze per miqte pesoi nje demtim te rende ne gju dhe u largua me ambulance nga stadiumi.

Deri ne perfundim te ndeshjes Vllaznia administroi qetesisht rezultatin dhe mori keshtu tre piket e nevojshme e tani eshte ne pritje te emrit te ri qe do te marre drejtimin e skuadres. Pas kesaj ndeshje kuqeblute jane ngjitur ne vendin e gjashte me 10-te pike ndersa Pogradeci mbetet me shtate pike ne vend te 12-te.

Kliko - Skeda e ndeshjes


busy
komente