HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Tirana-Skenderbeu 0-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Nentor 2011 21:48   pdfShtypEmail
Skenderbeu-tironaNe nje atmosfere shume festive eshte zhvilluar takimi me i rendesishem i kesaj jave midis Kampiones Skenderbeu dhe pretendentes Tirana.

Takimi filloi i shpejte, qe ndryshe nga cfare pritej dhe mendohej, ishin mysafiret ate qe treguan me shume presionin tek porta e vendasve. Rasti i pare i perket Muzakes ne minuten e 4-rt kur topi i goditur prej tij me koke godet shtyllen.

Me pas eshte Lika qe heq nje tope nga koka e Orelesit, por topi perfundon tek Bratic qe gjuan por pa sukses e dergon topin jashte kuadratit.

Me vazhdimin e lojes, Tirana filloi te tregoje me teper levizshmeri ne mesfushe, ku Duro tregoi aftesite e tij duke e drejtuar mesfushin dhe furnizuar sulmin bardheblu me topa, por Bala edhe me ato pak raste te krijua nuk ishte ne gjendje te finalizonte suksesshem.

Te dyja skuadrat u munduan, por me teper krijonin presion ne mesfushe dhe nuk ishin ne gjendje qe te shtynin kundershtarin deri ne limitet e zones per te shenuar.

Pjesa e pare mbyllet pa gola, me nje epersi te lehte pozicionale nga ana e Skenderbeut.

Me fillimin e pjeses se dyte u duk sikur dicka kishte per tu ndryshuar ne rrjedhshmerine e aksioneve, por u pa qe te dyja skuadrat luanin ngjeshur ne mesfushe dhe pa force sulmuese per te rrezikuar. rasti me i mire erdhi kur Duro ekzekutoi nje goditje denimi ne minuten e 55-te por topi goditi transferten.

Ne anen tjeter, Muzaka, instruktori i pjeses me te madhe te aksioneve per skuadren korcare, pati disa momente qe aksionet e tij dhane shkendija pozitive, por perseri asgje nuk ndryshoi ne rezultat.

Ritmi i lojes filloi te ngadalesohet dhe kete e tregoi edhe lodhja e lojtareve ne fushen e lojes qe filluan te shkaktonin faulla te shumta dhe te ndalonin lojen duke e detyruar gjyqtarin kryesor Jemini te nxirrte gjashte kartona te verdhe ne pjesen e dyte.

Me rezultat te barabarte pa gola u mbyll ky takim aq i shumepritur, sidomos nga te dyja tifozerite te cilat, nuk i kishin te kursyera fjalet per njera-tjetren ne ditet perpara takimit, por ne stadium gjithcka ishte e qete edhe pa trazira, per shkak te sigurise se larte te forcave speciale si dhe vendosjes ne distance te grupeve  simpatizuese, "Fanatics" dhe "Ujqerit e Debores"

Kliko - Skeda e ndeshjes

busy
komente