HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ FSHF urdheron arbitrat : Celularet fikur
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Shkurt 2012 12:45   pdfShtypEmail

fischiettoKomiteti i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka treguar për herë të parë përpara mediave analizën dhe strategjitë e punës afatshkurtër e afatgjatë. Kryetari i këtij Komiteti, Tahir Kastrati, njëherësh edhe president i Shoqatës së Arbitrave, e ka bërë "fushë me lule" punën e gjyqtarëve, duke u munduar të mbrojë gjithçka të "zezë" që është shkruar për ta, madje edhe kur gabimet kanë ndodhur ditën për diell. Prania në këtë Komision e emrave si Arjan Mali, Bujar Pregja, Kridens Meta apo ndonjë tjetër, bëjnë që kredibiliteti i tij të bjerë në minimum.

ARJAN MALI

Të gjithë e mbajnë mend se si Mali anuloi një gol tërësisht të rregullt të Partizanit, madje mund të thuhet me vetëdije të plotë, në ndeshjen e plejautit ndaj Kastriotit 3 vjet më parë. Por, kjo nuk mjaftoi që ai të "zhdukej" nga skena e futbollit dhe tashmë është rikthyer si një anëtar i Komisionit të Vëzhgimit në FSHF. "Nuk është verifikuar që ai ka vepruar qëllimisht, - tha Tahir Kastrati përpara gazetarëve. - Vërtet Mali ka gabuar në atë pozicion jashtë loje, por ai ka qenë dy vjet asistent me stemën e FIFA-s dhe mund të na ndihmojë shumë në punën e tij", u shpreh më tej kryetari i Komitetit të Arbitrave.

BUJAR PREGJA

Kastrati është pyetur edhe për rastin e Bujar Pregjës, që ndodhet në Komisionin e Vlerësimit dhe të Meritës, ndërkohë që në adresë të tij ka një hetim të nisur nga FSHF, pasi anëtari i Komitetit Ekzekutiv Alfred Ziaj e ka akuzuar për trukimin e ndeshjeve. "Komisioni i Hetimit do të dalë në fund në një konkluzion, po për momentin këto janë vetëm fjalë të paverifikuara. Në fund, në bazë edhe të rezultateve që do të ketë Komisioni, ne do të mbajmë qëndrimin tonë", u shpreh kryetari i Komitetit të Arbitrave Tahir Kastrati.

KRIDENS META

Arbitri i njohur kryeqytetas vazhdon të jetë ende në aktivitet edhe pse në gati 10 vjet si arbitër profesionist ka bërë gafa deri diku të frikshme. Njëherë festoi për golin e Tiranës, njëherë shkoi dhe fishkëlleu mbi 300 herë në ndeshjen Gramozi- Laçi (u mbyll me sherr), më pas ofroi një "spektakël" arbitrimi në ndeshjen Bylis- Flamurtari. Por, për Tahir Kastratin, Meta mund të jetë një edukues i mirë (?!). "Ai ka patur gabime të veçanta në një apo dy ndeshje, por ku ka gabuar është pezulluar. Është një intelektual dhe mund të na ndihmojë, sidomos me edukimin e arbitrave të rinj", deklaroi Kastrati.

KORRUPSIONI

Një tjetër temë e diskutuar përpara gazetarëve ka qenë ajo e korrupsionit tek gjyqtarët. Edhe pse akuzat kanë qenë të panumërta dhe gabimet më shumë se trashanike, FSHF i ka mbrojtur gjithmonë gjyqtarët nga akuzat për korrupsion. Por, në Federatë, Komiteti i Arbitrimit mendon ndryshe, ndonëse asnjëherë nuk ka patur ndonjë hetim për gjyqtarët edhe kur ata kanë bërë baltë ndeshje të ndryshme, duke dhënë deri penallti thuajse në mesfushë. Tahir Kastrati ka zbuluar edhe një urdhër, që arbitrat para ndeshjes...të mbajnë fikur telefonat. "Këtë sezon e them me kompetencë që nuk ka arbitra që të jenë marrë me korrupsion, - deklaroi Tahir Kastrati. - Këtu përdoret fjala korrupsion gjithë ditën, por jam i mendimit se është bërë një punë e mirë nga të gjithë. Nuk kemi kontrolluar celularët, por i kemi urdhëruar që t'i fikin, ndonëse mendojmë se gabimet janë bërë për arsye njerëzore apo përgatitjeje fizike,porjongakorrupsioni",shtoiai.

TRUKIMET

A ka gjyqtarë që janë përfshirë në trukimet e ndeshjeve? Nëse dëgjon Federatën dhe shefin e Komitetit të Arbitrimit, Tahir Kastrati, absolutisht jo. "Nuk më rezulton një gjë e tillë, - tha ai, pasi u pyet nëse në listën e ndeshjeve të dyshuara të UEFA-s ka edhe emra arbitrash. - UEFA heton të gjitha ndeshjet përmes basteve dhe dyshimet shkruhen në një raport, por nga investigimet tona, nuk na rezulton që të ketë ndonjë gjyqtar që të jetë marrë me manipulim ndeshjesh", shtoi shefi i Komitetit të Arbitrimit. Në fakt, FSHF nuk ka ndërmarrë ndonjëherë hetime për arbitrat.


busy
komente