HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tomorri-Kamza 4-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 01 Prill 2012 22:16   pdfShtypEmail

tomorri1Humbje e thellë e Kamzës në Berat

Pas humbjes së thellë në Shkodër 0-4 tre javë më parë, Kamza ka pësuar një tjetër humbje të thellë, e dyta për këtë vit, por këtë herë ata kanë humbur me rivalin e tyre të drejtë përdrejtë, Tomorin 1-4, duke pësuar vetëm në këto dy ndeshje 8-gola, aq sa ish trajneri i tyre nuk i kishte pësuar gjatë një faze.

Kamza ja ka lëshuar vëndin Tomorit, duke zbritur poshtë tyre në renditje e duke u futur seriozisht në zonën e ftohtë të Play-Out. Lojtarët e Kamzës i kanë bërë një dhuratë tepër të çmuar ish-trajnerit të tyre, Ernest Gjoka që as vetë ky nuk e kishte menduar se do të debutonte kundër skuadrës që ndërtoi për superligë e madje me një fitore kaq të thellë.

Pjesa e I

Klodian Arbri shfrytëzon një dalje të gabuar të Bytyçit dhe në formë parabole nga rreth 40-metra ka gjuajtur drejt portës dhe Bytyçi është kthyer dhe para se topi të shkonte drejt rrjetës e ka pritur atë. Ne minute e 10-te, Bakiu futet brenda zonës në të djathë të sulmit duke hyrë pranë vijës së 16-merave dhe ka dhënë një asis për Arbrin dhe ky vetëm sa e ka shtyrë topin drejt rrjetës, duke rregjistruar autorsinë e golit. Tomori rrezikon me një rast tjetër, është Çaushaj ai që ka gabuar. Ne te 14-ten, Mile provon nga distanca edhe një herë aftësitë e Bytyçit që tregohet i saktë në pritjen e topit.

Sokol Ishka organizon një sulm për miqtë, por Malindi tregohet paksa i ngathët në konkretizim duke mos u futur në zonë. Ne te 36-ten, Malindi ka gjuajtur brenda zonës e topi kalon paksa mbi traversë. Klodian Arbri ne minute e 41-te, ka shpërthyer në të djathtën e sulmit, duke u ikur mjaft bukur mbrojtësve të Kamzës dhe në afërsi të kornes ka krosuar dhe mjaft bukur është zhytyr me kokë Çaushaj, duke shënuar me të vërtetë një gol të shkëlqyer. Me rezultatin 2-0 për vëndasit është mbyllur dhe fraksioni i parë.

Pjesa e II

Me fillimin e pjeses se dyte Malindi ka rastin më te pastër për shënim, ka dalë vetëm për vetëm me portierin Llani, i ka ikur atij dhe topi i ngec në këmbë, rikthehet ta marrë, por tregohet më i shkathët mbrojtësi beratas Shameti që ka larguar rrezikun duke e nxjerrë topin në anësore.

Për më se 20-minuta loja ka qënë e qetë, më shumë në mesin e fushës dhe asnjëra prej skuadrave nuk po rrezikonte. Ne te 76-ten, do të vij goli i tretë për vëndasit, Hodo ka futur një top brenda në zonë, Fatjon Tafaj ka dalë huq dhe aty përfiton Bakiu që nuk nguron pas gjuajtjes ballore vetëm 5-metra larg Bytyçit.

Ne minute e 78-te, i sapofuturi në lojë Capa, ka shfrytëzuar një aksion të skuadrës së tij dhe i ndodhur në hyrje të zonës, ka gjuajtur drejt portës dhe megjithë hedhjen e portierit Llani, topi prek rrjetën. Më pas janë dhe dy raste të tjera për kamzalinjtë që nuk shfrytëzohen nga sulmuesit e vjen më pas dhe goli i katërt i beratasve. Çaushaj ne te 84-tren, i ikur mbulimit të Beqirit është futur në zonë, afrohet Bytyçi e ka tribluar dhe atë e tashmë me portën bosh ka shënuar.

Në këtë ndeshje mund të themi se Kamza nuk ishte vetvetja, pasi kishte një mbrojtje krejtësisht të shthurur, me një portier të tensionuar nga sharjet dhe ofendimet në kor ndaj tij, një mesfushë apatike e të ngordhur dhe një sulmues që nuk po bind.


busy
komente