HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Laci fiton, Kamza dhe Dinamo ndajn nga nje pike
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 11 Prill 2012 17:30   pdfShtypEmail

kategori_superiore_11-12Ka përfunduar  java e XX e Superliges me dy ndeshjet e fundit te saj Kamza-Dinamo dhe Laçi-Shkumbini. Vëmendja ishte përqendruar ne Kamez, ku luanin dy skuadra ne luftën për mbijetesën për ne Superlige. Takimi përfundoi ne shifrat e barabarta 1-1, një rezultat qe nuk u interesoi aspak si Kamzes ashtu dhe Dinamos për vete pozitat ne te cilat ndodhen. Ne fakt ishin te paret blutë te cilët ne minutën 43-te,  zhbllokuan shifrat me ane te Shtinit. Vendasit u hodhën ne sulm gjate pjesës se dyte duke barazuar ne minutën e 66-te, një rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit. Pas kësaj jave Kamza mbajti vendin e 11-të tashme ne kuotën e 19-pikëve duke qene e rrezikuar  gjashte jave nga përfundimi si për daljen nga kategoria ashtu dhe për te luajtur takimet play- out. Ndërsa Dinamo mban vendin e fundit ne kuotën e 10-pikëve, kater me pak se vendi i 13-të Apolonia.

Ne takimin tjetër qe luhej ne fushën asnjanëse te “Selman Stermasi” Laçi mundi Shkumbinin me rezultatin 3-2. Një pjese e pare mjaft e mire për kurbinasit qe tunden tre here rrjetën me ane Dokut Emurllahu dhe Hyses. Te vetëkënaqur nga rezultati laçianet toleruan ne pjesën e dyte duke pësuar dy gola me ane te Dervishit ne minutat 69-te, dhe 90-te.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit