HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skenderbeu/ Stanislav Levi : Mund ta eleminojmë Debrecenin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 22 Korrik 2012 19:30   pdfShtypEmail

stanislav_levyMë në fund kemi një Skënderbe që mund të dalë në shesh të betejës si këtu e 550 vjet të shkuara, të fitojë dhe të bindë. Edhe trajneri i skuadrës korçare, çeku Stanislav Levi, e ka këtë ndjesi dhe është i bindur se djemtë e tij mundet edhe ta eleminojnë kampionen e Hungarisë, Debrecen, në ndeshjen e dytë që luhet të martën jashtë fushe. Fitorja 1-0 në Korçë dhe loja e zhvilluar japin shpresë për kalimin e turit të dytë në Champions.

“Siç e kam thënë që në fillim, kjo betejë ka dy ndeshje. Mund të them se ndeshjen e parë e kemi realizuar shumë mirë, ndërsa tani na pret një ndeshje e dytë, një ndeshje e vështirë, por do të bëjmë ç’është e mundur për kualifikim dhe nëse do të jemi në atë nivel që treguam në Korçë, do të jetë më e lehtë për të arritur objektivat. Para ndeshjes së parë të gjithë thoshin se favorit ishte Debreceni, edhe tani thonë se favorit mbetet Debreceni, por ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë”- është shprehur Levi.


Por, çfarë ndryshimesh ka në plan Levi për të synuar kualifikimin në fushën e kampiones hungareze?


“Kemi edhe pak ditë deri në momentin që do të luajmë ndeshjen. Së fundi, kemi analizuar videon e takimit të parë, momentet më të mira dhe momentet kur nuk kemi bërë atë që kemi dashur të bënim. Në fund fare, kur të vijë momenti i ndeshjes, do të vendosim se kë do të hedhim në fushë. Mund t’ua them që tani mendimin tim se nuk do të shkojmë për të mbrojtur rezultatin, do të shkojmë për lojë të hapur dhe për të shënuar. Duhet të shfrytëzojmë rastet dhe të jemi të ekuilibruar”- tha ai.


Debreceni vërtet mbetet favorit, veçse Skënderbeu mund të thuhet pa frikë se ka mundur të realizojë gjithçka të mundshme në 2 vjet e gjysmë që punohet në këtë projekt në Korçë. Me pak kujdes, e ardhmja do të jetë edhe më e mirë.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit