HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Laci/ Stavri Nica rikthehet ne krye te kurbinasve
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Gusht 2012 22:26   pdfShtypEmail

Stavri_NicaZhvillime të rëndësishem kanë ndodhur te skuadra e Lacit, ku trajneri Përparim Daiu ka dhënë dorëheqjen pas barazimit që skuadra e tij arriti në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Besës. Daiu e mori drejtimin e Lacit në muajin janar, duke arritur të sigurojë mbijetesën, ndonëse lacianët ishin të detyruar t’i luanin një pjesë të mirë të ndeshjeve brenda në fushën e Krujës dhe pa praninë e tifozëve.

Presidenti Pashk Laska në fakt nuk e ka patur aspak të vështirë për të gjetur pasuesin e kavajasit Daiu, ai Stavri Nica, i cili e merr për herë të tretë në karrierën e tij si trajner këtë detyrë. Në fakt 58-vjecari Nica rikthehet në krye të Lacit pas një viti, madje ka hyrë në historinë e klubit si trajneri i vetëm që mundi ta contë skuadrën kurbinase në Kupat e Europës.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit