HOT NEWS
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Vllaznia-Tirana, luhet sot në orën 17:00 në Shkodër
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 10 Nentor 2012 12:54   pdfShtypEmail

Tirana-vllazniRenditja nuk është krejtësisht për t’u hedhur poshtë, por për dy skuadra që duan titull dhe trofe, gjithçka duket e dështuar. Vllaznia e Tirana ndeshen sot në Shkodër, në kuadër të javës së 10-të të Superligës dhe sidomos gjendja e bardhebluve është më e rënda. Jashtë kupës, ashtu si edhe Vllaznia, 8 pikë larg Skënderbeut të vendit të parë, me 4 ndryshime trajnerësh dhe me një kurbë në rënie të theksuar. Ky është skaneri për 24 herë kampionët që, për më tepër, e luajnë jashtë fushe derbin e Shqipërisë duke pasur edhe shumë mungesa.
Dushku e Ahmataj nuk janë për mbrojtjen, ndërsa Sina është me probleme fizike dhe jo në formë.
Vllaznia mikpritëse gjithashtu duket e tronditur dhe për trajnerin Duro kjo mund të jetë një ndeshje me rëndësi për fatin e tij. Gjithsesi, kuqeblutë janë baraz me vendin e dytë, pasi Besa, Kukësi e Vllaznia kanë nga 15 pikë.
Edhe Duro ka shqetësime pasi sulmuesi i rëndësishëm rumun Dragoi është mungesë thuajse e sigurt, ndërsa Ndriçim Shtupina gjithashtu ka probleme fizike dhe mbetet në dyshim.
Kuqeblutë kanë 11 vjet që nuk fitojnë titullin, diçka që Tirana e ka bërë në vitin 2009. Ishte pikërisht ai sezon, 2008-2009 kur dy ekipet pretenduan së bashku për trofeun më të madh kombëtar dhe gjithçka u vendos në favor të Tiranës në ndeshjen e fundit në “Qemal Stafa”, fituar 2-1. Këtë herë, “Loro Boriçi” nuk do ta ketë këtë fat.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit