HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kukesi dhe Bylisi fitojne, Tomorri barazon me Shkumbinin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 25 Nentor 2012 06:39   pdfShtypEmail

Bylis_golKa mjaftuar një gol në pjesën e dytë që Bylis të fitonte një ndeshje prestigji ndaj Tiranës dhe të ngjitej shumë lart në tabelë. Bakiu realizoi kur thuajse ishte luajtur një orë lojë duke i dhënë 3 pikë skuadrës ballshiote që tani është vetëm 1 pikë prapa bardhebluve.
Në dy takimet e tjerë të orës 14:00, Kukësi fitoi 3-1 ndaj Kastriotit dhe tani është i dyti, ndërsa Tomori e Shkumbini e mbyllën pa gola përballjen mes tyre.
Në Ballsh, futbolli tregoi edhe një herë se është mizor, pasi miqtë nga Tirana patën rastet më të mirë në pjesën e parë dhe mund të kishin kaluar disa herë në epërsi, por sulmuesi kryesor, Çota, gaboi në mënyrë flagrante.
Në pjesën e dytë, vendasit luftuan më shumë dhe kaluan në epërsi me anë të Bakiut, ndërsa në minutat në vazhdim Tirana iu afrua barazimit. Nga ana tjetër, Bylis mund të kishte shënuar golin e dytë, por topi i gjuajtur nga Meto u ndal nga shtylla.
Në Kukës, të parët në avantazh kaluan miqtë nga Kruja me golin e Dajës, por më pas vendasit shënuan radhazi me anë të Prognit, Popoviçit dhe Allmuçës.
Në renditje, Skënderbeu kryeson me 27 pikë, Kukësi ka 21, Teuta 20 e Tirana 19. Ndërkaq, Bylis është ngjitur në kuotën e 18 pikëve.


busy
komente