HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 23 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kampionët triumfojnë 1-0 në Gjirokastër
nga AlbaniaSoccer   E diel, 25 Nentor 2012 18:36   pdfShtypEmail

skenderbeu_kampionNë të katër anët e Shqipërisë fiton dhe bind, ndonëse shpesh shoqërohet me dyshime lidhur me gjykimin e ndeshjeve të tij. Skënderbeu bëri detyrën si kampion duke fituar 1-0 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit dhe duke u shkëputur 9 pikë nga vendi i dytë.

Kuotën e 30 pikëve bardhekuqtë e trajnerit Josa e arritën falë një goli të shënuar nga sulmuesi Sebino Plaku, ndërsa vazhdojnë të jenë skuadra e vetme pa humbje në 12 javë kampionat. Nga 12 ndeshje kanë barazuar vetëm 3.

Ndeshja në qytetin jugor pati edhe dritë, edhe hije dhe skuadra vendase në pjesën e dytë e meritoi emrin Luftëtar, pasi u përpoq me çdo mënyrë, madje edhe kur mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Stoja, Çaço dhe sërish Stoja mund të kishin barazuar, ndërsa goditja erdhi kur pikërisht Çaço u nxorr nga loja me karton të kuq për një faull taktik.

Një gol i vetëm edhe në Laç ku vendasit kurbinas jo vetëm fituan ndaj Teutës, por edhe kapën Kukësin e vendit të dytë, duke pasur edhe ata 21 pikë.

Fati i kësaj përballjeje u vendos nga një gol i çuditshëm shënuar nga Nimani, që nuk u mor vesh nëse shënoi me kokë, me trup apo me dorë, por gjithsesi realizoi.

Më tej, vendasit mund të kishin shënuar sërish, por Vucaj humbi 11-metërshin, ndërsa gjuajtja e tij u prit nga portieri mik Rizvani.

Fitore e bukur dhe e pamenduar e Apolonisë në Fier ndaj Besës. Kavajasit shënuan të parët me anë të lushnjarit Sefa dhe u mendua se do të fitonin, por Ndoni e Ribaj përmbysën gjithçka.

Në renditje, Skënderbeu ka 30 pikë, Kukësi e Laçi nga 21, Teuta 20, Tirana 19 dhe Bylis 18.


busy
komente