HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Vllaznia/ Shpetim Duro ikën nga Vllaznia
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Janar 2013 17:50   pdfShtypEmail

Shpetim_DuroShpëtim Duro nuk është më trajner i Vllaznisë. Marrëveshja zyrtare mes palëve u arrit pikërisht paraditen e sotme, në një takim zhvilluar në Shkodër dhe në këtë mënyrë u finalizua një telenovelë që vazhdonte prej javësh.

Tashmë, Duro është i lirë që të bisedojë me Partizanin për t’u bërë trajner i të kuqve, ndërsa tek Vllaznia si trajner pritet të zyrtarizohet Artan Bushati, ish-drejtuesi i Shqipërisë U-21.

Trajneri tiranas u afrua verën e kaluar nga klubi shkodran, veçse rezultatet nuk ishin ata që shpresoheshin nga ai vetë, nga drejtuesit dhe nga tifozët.

Kjo bëri që të rritej pakënaqësia duke e bërë thuajse të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. Vllaznia ndodhet në vendin e 7-të në renditjen e Superligës shqiptare me 17 pikë pas 13 ndeshjeve, tepër e shkëputur nga Skënderbeu i vendit të parë.

Po ashtu, skuadra shkodrane është e eleminuar edhe në Kupën e Shqipërisë. Duro ka punuar më parë si trajner i Partizanit, Dinamos, Besës, Skënderbeut si dhe ndihmëstrajner i kombëtares shqiptare.


busy
komente