HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Incidente dhe humor!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 18 Mars 2013 00:30   pdfShtypEmail

ball_goalNe ndeshjen Teuta-Kastrioti, pergjegjesit per mirembajtjen e Stadiumit si dhe gjyqtaret e takimit e kryan aq mire punen e tyre saqë, kur Akil Jakupi gjuajti dhe shënoi topi kaloi drejtperdrejt ne rrjete dhe perfundoi ne pisten e Stadiumit.

Ne ndeshjen Shkumbini – Skenderbeu, vlen per tu permendur siguria e larte karshi atyre qe kane leke. Presidentin e skuadres korcare Ardjan Takaj e kane tentuar ta godasin disa persona te paidentifikuar por policia ka nderhyre per te mos lejuar incidente. "Bravo" policeve ne Peqin, te marri shembull policia ne Kavaje

Ne ndeshjen Tirana-Flamurtari ne tribunen VIP ka qene i ulur trajneri i kombetares shqiptare Xhani De Biazi per te ndjekur disa lojtare kandidate per skuadren qe ai drejton, behet fjale per "rezervat" e Tiranes dhe "Parodistet" e Vlores

Po ne kete takim dyert per tifozet bardheblu jane hapur pak minuta pasi ka filluar ndeshja per shkak se policia nuk merrte persiper sigurine ne tribunen karshi te prishur nga prerja e pemeve pak kohe me pare.

Po ndeshjen Tirana-Flamurtari, pas daljes me karton te kuq te portierit te Tiranes Xhino Sejdo qe kishte zevendesuar Ilion Liken, per te pritur 11-metershin eshte futur ne porte duke veshur dorezat e portierit mesfushori Julian Ahmataj. Nga pika e bardhe ka shenuar Memelli ndersa Ahmataj as ka ditur te hidhet por ka qendruar ne kembe duke shoqeruar topin me sy.

Perseri ne ndeshjen Tirana-Flamurtari para se te fillonte takimi, nje qen trupmadh ka pershkruar te gjithe fushen e gjelber ku do te luhej futboll duke provuar nese terreni ishte i pershtatshëm për tu luajtur futboll duke mos e vrare mendjen per kercenimet e puntoreve te fushes.

"Derbi" me popullor i Kategorise se Pare, Partizani-Dinamo, eshte luajtur per here te pare ne histori ne Yrshek ku tifozet e kuq ne mungese te tribunave ne fushen sportive te Yrshekut, kane shfrytezuar tarracat e shtepive perreth per te pare derbin. Kot nuk thone "Ka herë të parë për gjithcka"

Pergatiti: Xhimi Nika

 


busy
komente