HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Besa/ Bizhdili : Elvis Roshi nuk mund ta marrë dot Besën, të japë pjesën e tij
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Qershor 2013 23:54   pdfShtypEmail

nexhat bizhdili1 345695598Nexhat Bizhdili ka folur edhe për kryetarin e Bashkisë Kavajë, Elvis Roshin, duke i kërkuar këtij të fundit të mos futë hundët tek ekipi apo trajnerët.

“Elvis Roshi duhet ta dijë mirë që jam unë presidenti i Besës dhe ai nuk ka të drejtë të ndërhyjë në ekip, te lojtarët apo trajnerët. Para se ta bëjë këtë, ai të derdhë kontributin e Bashkisë Kavajë në sh.a, pasi për 11 muaj nuk ka dhënë asnjë lek. Të mos fusë hundët te Besa dhe jo vetëm tek ekipi i parë, por edhe tek ekipet zinxhirë, siç ka bërë deri tani. Mirë që nuk na ndihmoi, por të paktën të na lërë të qetë në punën tonë. Ai duhet të dijë mirë që unë jam presidenti dhe jo ai, pasi kam rreth 70 për qind të aksioneve, ndërsa përqindjen e tij, ai nuk e ka dhënë për më shumë se një vit”, - tha Bizhdili.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit