HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League/ Metalurh-Kukes 1-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 08 Gusht 2013 22:30   pdfShtypEmail

Kukesi ka kaluar edhe turin e trete te Europa League dhe do te luaje ne Play-Off, megjithese ka humbur takimin e kthimit ne Stadiumin metalurh me rezultatin minimal 1-0.

merite per kete sukses ka e gjithe skuadra, por padyshim portieri Halili do te njihet si heroi i ketij takimi. metalurh pati nje epersi te plote gjiate gjithe takimit dhe stuhia e aksioneve ne porten e Kukesit vazhdoi pa ndalim deri ne minutat e fundit. vendasit goditen porten e Halilit 20 here, 10-te gjuajtje nga te cilat ishin ne kuadrat, prej te cilave portieri shqiptar shpetoi 9-te.

Fillimi i takimit ishte ashtu sic e kishte parashikuar gjithkush, sulme dhe presion te vendasve, perballe te cilave qendronte mbrojtja Kuksiane.

I pari qe dha shkendijat sulmuese ne porten e Halilit ishte kapiteni Cecere, i cili goditi dy here drejt portes dhe gjuajtjet e tij u shpetuan nga portieri shqiptar. Ne minuten e 20-te eshte perseri kapiteni i metalurh qe godet tranversen. Ne minuten e 25-te perseri Cecer gjuan me koke dhe topi perfundon mbi traun e siperm jashte.

Ne minten e 27-te kombinacionet e dyshes Lazic-Dimitrov vune perballe Halilit sulmuesin Bullgar i cili gjuan fuqishem brenda zones duke kaluar skuadren vendase ne avantazh.Pas ketij goli, vendasit shtojne epersine territoriale duke shpresuar se lojtaret e Kukesit do te humbnin kontrollin e lojes, por nuk ndodhi ashtu. nenkampionet e Shqiperise treguan disipline dhe organizim ne mesfushe dhe mbrojtje duke vazhduar te kontrollonin lojen e kundershtarit te cilet shperdoruan edhe gjuajtjet e Primes dhe Moraes, gjuajtjet e te cileve perfunduan jashte kuadratit.

Ne pjesen e dyte, skuadra e Kukesit luan forte dhe fillon ta testoje nga ana psikologjike skuadren e Metalurh, lojtaret e se ciles filluan te humbin qetesine dhe te nxitohen ne veprimet e tyre. Ankesat e lojtareve te Metalurh drejt gjyqtarit turk filluan te shpeshtohen duke bere qe vendasit te humbnin qetesine plotesisht.

Trajneri vendas ben 3 zevendesime duke rritur shpejtesine ne fushe nga ana e lojtareve te Metalurh, por pa asnje sukses per te realizuar ne porten e Halilit. Ne minuten e 74-rt, Malindi ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe dhe largohet duke e lene Kukesin me 10 lojtare per minutat e mbetura.

Metalurh mundohet me te gjitha forcat te shenoje, por skuadra e Kukesit e mirorganizuar ja del qe te shpetoje porten nga goli I dyte. Loja perfundon dhe skuadra e Kukesit kalon ne Play-Off, nje sukses madheshtor per klubin “bardh e blu”.

UEFA Europa League 2013/14, Turi i trete, Ndeshja e kthimit

8 gusht 2013. Donetsk.

Stadiumi "Metallurg". 3000 spektatorë. Temperatura 27 Grade

"Metallurg" (Donetsk, Ukrainë) - "Kukëis" (Kukës, Shqipëri)

Shenues: Dimitrov (27’)

"Metallurg": Pankiv, Nasonov (Golaydo 69), Checher (kapiten), Priyma, Fusha (Danieli, 84), Mkrtchyan, Makridis, Nelson (Alexander, 59), Laziq, Dimitrov, Moraes. Trajneri Vladimir Pyatenko

"Kukesi": Halili, Peqini, Brahja, Malota, Hallaci (kapiten), Aliaj (Popoviç, 69), Karabetsi, Allmuca (Mziu, 90 +6), Progni, Hoxha (Manuka, 82), Malindi. Trajner: Armando Cungu

Karton te verdhe: Karabetsi (35’), Malindi (66’), Nasonov (67’), Malindi (74’), Halili (87’), Manuka (90’ +3)

Karton i kuq: Malindi (74’)

Arbitër: Bulent Yildirim (Turqi)


busy
komente