HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Armando Cungu: Skuadra tregoi karakter dhe disipline
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 08 Gusht 2013 23:25   pdfShtypEmail

cungu thumbTrajneri i skuadres se Kukesit, Armando Cungu ne prononcimin e tij per mediat pas perfundimit te takimit Metalurh-Kukes 1-0, e vleresoi karakterin dhe disiplinen qe skuadra tregoi duke e merituar plotesisht kualifikimin per ne turin tjeter te Europa League.

“Ishte nje ndeshje shume e veshtire. Lojtaret e Metalurh ushtruan presion gjate gjithe lojes dhe na detyruan te mbrohemi ne gjysme fushen tone. Ndonese u munduam disa here te organizohemi dhe te sulmunim nuk e patem forcen e duhur, ndoshta edhe nga mungesat, keshtu qe u detyruam te luanim ne mbrojtje.

Ne treguam karakter dhe dhame gjithcka ne fushen e lojes. Ky ishte maksimumi yne, duke perfituar si nga paqartesia ashtu edhe humbja e qetesise nga lojtaret vendas ne arritem ate qe deshironim. Jam shume I kenaqur nga loja, rezultati dhe dua te falenderoj Presidentin, koleget e mij, dhe padyshim lojtaret spese ju ndoshta nuk e dine kete, por ne klubi I pare shqiptar qe kalon ne Turin e 4-rt ne Kupat e Evropes”, perfundoi trajneri i Kukesit Armando Cungu prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit