HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kukesi fundos Tiranen, Besa mund Vllaznine
nga AlbaniaSoccer   E diel, 10 Nentor 2013 20:26   pdfShtypEmail

Tirana-Kukesi-1-2Kukesi ka fundosur Tiranen. Skuadra e drejtuar nga Naxhi Shensoji ka mundur bardheblute ne nje ndeshje dramatike qe nisi shume shpejt dhe u percaktua e gjitha ne pjesen e pare. Tirana shenoi e para me ane te Cakes ne minuten e 4’ por 8 minuta me pas Kotobelli mori kartonin e dyte te verdhe dhe i la bardheblute me nje lojtar me pak. Kukesi nisi sulmet e njepasnjeshme dhe arriti te barazonte ne minuten e 34 me ane te Cikalleshit e ne minuten e 44’ dyfishoi shifrat me ane te Allmuces. Ne pjesen e dyte skuadra e Gallos u perpoq te barazonte rezultatin por Kukesi administroi mjaft mire avantazhin numeric ne fushe dhe ruajti fitoren deri ne fund. Tirana pas kesaj humbje mbetet e fundit ne tabele si asnjehere tjeter me vetem 10 pike.

Ne Kavaje Besa vendase mundi Vllaznine me nje gol te shenuar nga Sefa ne minuten e 82’. Ky trepikesh le shkodranet ne vendin e trete ndersa Besa ben nje hap te rendesishem duke e lene per here te pare vendin e fundit ne tabele dhe nisur ngjitjen.

Ne Vlore, Flamurtari e Lushnja kane shenuar nje festival golash. 4-3 eshte mbyllur ndeshja qe ka pare si fitues skuadren vlonjate.

KUKESI – TIRANA 2-1

Golat: Cikalleshi 34′, Allmuca 44′ / Cake 4′

Gjyqtare: D.Jubica, D.Salaj, Gj.Bori

BESA – VLLAZNIA 1-0

Golat: Sefa 82′

Gjyqtare: R.Sadiku, E.Doda, E.Ganxhi

FLAMURTARI – LUSHNJA 4-3

Golat: Telushi 47′, 80′, Abilaliaj 89′, L.Shehaj 90+1′ / Trashi 43′, 51′, Gjyla 90′ Gjyqtare: K.Cjapi, I.Tartari, O.Grabova


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit